Aktualitet

507 vendime të KPK-së në 4 vite vetting!

Në 4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka dhënë 507 vendime. Ndërkohë u shkarkuan 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë. U publikua raporti për periudhën 8 shkurt 2018-28 shkurt 2022. U dhanë 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve. Po ashtu në raportin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit janë 77 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 21 prokurorë.

Në korrik të 2016-ës, Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Lindja e institucioneve të reja plotësoi kornizën kushtetuese për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Pas mbarimit të mandatit, më 10 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit për organet e vetting-ut deri më 31 dhjetor 2024.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për periudhën 8 shkurt 2018, deri në datën 28 shkurt 2022 ka dhënë 507 vendime. Nga këto, 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ish-inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë; 190 vendime për shkarkimin nga detyra të 117 gjyqtarëve, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë.

77 vendime janë për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë; 35 vendime për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 ish-Kryeinspektor i KLD-së dhe 1 ish-inspektor i ILD-së, 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

Në korrik të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  vazhdon punë për vetingun e magjistratëve në sistemin e drejtësisë, ndërsa ka publikuar të dhënat e rezultateve në këto vite. Pas mbarimit të mandati të vetingut të KPK dhe KP, Kuvendi  ka miratuan me 10 shkurt 2022 me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenime ka miratuar zgjatet e organeve të vetingut deri në 31 dhjetor 2024, ndërsa procesi vazhdon.