Celebrities Gossip Showbiz

Jonida Vokshi në pritje të një djali?

Së fundmi moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka surprizuar ndjekësit me lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë. Gjatë një deklarate të fundit për mediat, bukuroshja tha:

Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta.

Gjithashtu Jonida publikoi edhe në rrjetin e saj social Instagram disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e emocionuar.

Burime për Prive kanë zbuluar se gjinia e bebit që po pret prezantuesja është djalë. Ende vetë bukuroshja nuk ka zbuluar asgjë lidhur me këtë pjesë, ndaj ky lajm mbetet në kuadrin e spekulimit derisa të konfirmohet nga Jonida.

Rikujtojmë, se 18 qershori ishte një datë e shënuar për Vokshin dhe bashkëshortin e saj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja padyshim që e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Moderatorja e njohur ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.