Auto & Moto

539 kilometra në orë, makina e cila po synon të bëhet me e shpejta në botë!

Hennessey Venom F5 po synon të bëhet makina më e shpejtë e serisë që është prodhuar ndonjëherë me projektin e saj për të arritur 539 kilometra në orë. Prodhuesi amerikan i makinave është gati të konkurrojë për këtë titull sipas rregullave që parashikon libri i rekordeve Guinness. Makinës i duhet të bëjë dy xhiro shumë të shpejta, të cilave iu përllogaritet mesatarja.

Aktualisht, titullin e makinës më të shpejtë të serisë e mban Koenigsegg’s Agera RS, e cila në vitin 2017 arriti 447 km në orë. Hennessey ka mundësinë që ta thyejë këtë rekord falë motorin të tij 6.6 litërsh biturbo V8 që prodhon 1817 kuaj fuqi.

Ju mund të jeni të dhënë pas shpejtësisë, por a e keni menduar ndonjëherë të ngisni makinën më të ngadaltë në botë? Një shëtitje me këtë makinë mund të ketë përfitimet e veta. Mund të shërbejë në ekonomi më të mirë të karburantit, më pak karbon në mjedis dhe nuk keni probleme me tejkalimin e shpejtësisë.

Ndonëse ka një pjesë të vogël të makinave më të ngadalta në treg, cila është makina më e ngadaltë në botë? Makina më e ngadaltë në botë është Peel P50, e prodhuar nga Peel Engineering. Është aq e ngadaltë sa është bërë pjesë e historisë. Ndonëse mban rekordin Guinness si makina më e vogël që është bërë ndonjëherë, ajo gjithashtu mban titullin si më e ngadalta. A mund ta parashikoni se sa shpejt ecën makina më e ngadaltë në botë? Vetëm 45 kilometra në orë.