Sociale

55 raste të reja me koronavirus në 24 orë; asnjë humbje jete

55 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Ndonëse situata është nën kontroll, fakti që koronavirusi vijon të jetë prezentë, ka bërë që autoritetet shëndetësore të shpeshtojnë thirrjet për t’u vaksinuar.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh.

Janë 290 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Maj 2022)

Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1280

Testime totale 1,810,232
Raste pozitive 275,266
Raste të shëruara 271,480
Raste Aktive 290
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 188
Fier 34
Vlorë 22
Elbasan 9
Durrës 7
Shkodër 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Berat 5
Lezhë 4
Kukës 3