Aktualitet

552 vendime nga KPK, 207 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha 552 vendime nga të cilët 207 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra. KPK  ka përditësuar të dhënat e vendimeve për periudhën 8 shkurt 2018 deri në datën 31 korrik 2022 duke e çuar numrin në 552 vendime. KPK ka marrë 215 vendime për konfirmimin në detyrë të 107 gjyqtarëve, 96 prokurorëve, 2 ish-inspektor KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë.

Ndërsa nga skanimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë 207 vendime për shkarkimin nga detyra të 124 gjyqtarëve, 79 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë. Nga këto, 81 vendime për ndërprerje të procesit për 50 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë + 1 (Neni G i Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 37 vendime për përfundimin e procesit për 23 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 (ish-Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori ILD (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016).

Ndërsa 4 vendime të KPK-së janë për pezullimin nga detyra të 3 prokurorëve dhe një ndihmës ligjor. Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të mëdha të bërë dekadat e fundit në Shqipëri, e cila u miratuar me 21-22 korrik 2016 më 140 vota. Si rezultat i reformës në drejtësi lindën dhe institucionet e reja të drejtësisë bashkë me Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Pas mbarimit të mandatit, Kuvendi arriti shumicën e cilësuar të votave miratimin e ndryshimin e Kushtetutës që parashikon zgjatjen me 36 muaj të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. Nisëm e cila mori 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 30 prill 2022 deri në 31 korrik 2022, ka marrë 33 vendime të tjera nga të cilët 13 gjyqtarë dhe prokuror janë shkarkuar nga detyra.