Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.
Ashtu si ka qenë dhe më i fundit ku artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një video shumë të ëmbël të Ajkës në pishina.
Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E më pas artistja me anë të një video ku shfaqej në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se zgjodhi t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.