Showbiz

6 vite pas aksidentit me ski, legjenda e “Formula 1” Michael Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni në tru

Kanë kaluar rreth 6 vite e gjysmë që nga aksidenti me ski që thuajse i dha fund jetës së legjendës së “Formula 1”, Michael Schumacher.

Prej vitesh tashmë familjarët e pilotit e kanë mbajtur të fshehur gjendjen e tij shëndetësore duke mos pranuar të flasin për gazetarët e duke mos lejuar që asnjë paparac të mos i afrohet.

Së fundmi media italiane ka mësuar se 51-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni qelizor në tru që supozohet t’i përmirësojë atij sistemin nervor.

Momentalisht Michael Schumacher po ndiqet dhe trajtohet nga Prof.Dr. Philippe Menasche i specializuar në francë. Operacioni i tij pritet të vijojë pas disa ditësh.