Aktualitet

“60 vjet pasi Berlini u zgjua i shokuar”/ Ambasada e SHBA në Tiranë kujton ndërtimin e murit të Berlinit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar 60-vjetorin e ndërtimit të murit të Berlinit. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thotë se ishte një mur famëkeq, i cili u ngrit mbi ndasi historike.

Sipas ambasadës, ai mur ishte një një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra.

Ambasada thotë se muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989.

Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: ushtria e Gjermanisë Lindore kishte nisur ndërtimin e murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë, Muri i Berlinit u ngrit mbi ndasi historike disa dekada të vjetra. Një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra, Muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989, shkruan ambasada në Facebook.