Art & Kulturë

616 vjetori i lindjes së Skënderbeut, ambasada amerikane publikon statujën në Michigan: Frymëzuese!

6 maji është dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. për të ndëruar legjendën e Shtetit të Arbrit, Ambasada e SHBA ka publikuar në Instagram një foto të statujës së tij në Michigan.

Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit thotë se Skënderbeu është i nderuar në të gjithë botën. Ambasada thekson se guximi dhe këmbëngulja e tij, mbetet ende e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm.

Pavarësisht se e njihni atë si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e quajti veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat e tij kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku kjo statujë e tij qëndron në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.