Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

64-vjeçe dhe në super formë, njihuni me rutinën e përditshme të Melanie Griffith!

Aktorja e njohur Melanie Griffith së fundmi është fotografuar nga paparacët dhe duket në një formë të përkryer fizike. Ajo mund të jetë 64-vjeçe po kjo nuk e pengon të shfaqet e të duket si një vajzë e re plot jetë. Melanie për të mbajtur trupin e saj në formë normalisht që ndjekë një regjim të rregullt ushqimor dhe padiskutim edhe një mori ushtrimesh fizike.

Thuhet se aktorja kombinon ushtrime joga, ngritje peshash dhe ecje në natyrë. Ndër të tjera ajo ka shprehur se:

Ushtrohem me një trajner të respektuar të GPG-së tri herë në javë. Jam e vendosur të qëndroj në formë në moshën 63-vjeçare! Ne qeshim, ai më bën të ushtrohen shumë. Unë jam një grua mirënjohëse.

Për të ruajtur masën muskulore, Melanie ushtrohet me pesha. Përveç stërvitjeve të vështira, ajo kujdeset edhe për dietën e saj ushqimore. Melanie ha kryesisht ushqime të freskëta, proteina të lehta, karbohidrate dhe fruta të pasura me antioksidantë, të gjitha në mëngjes. Për drekë ha perime dhe mish të zier, ndërsa në mbrëmje ha perime të pjekura në skarë dhe mish pule.

Rikujtojmë, se producentja ka qënë e martuar me Don Johnson, Steven Bauer and Antonio Banderas por Melanie Griffith u nda nga ky i fundit në vitin 2014. Aktorja ka treguar se martesat e saj të dështuara e kanë bërë atë shumë fjalëpak ndaj meshkujve. Ylli 64-vjeçar ka folur për dështimet e dashurive të saj, ku ka shtuar se ajo është ndjerë shumë e dhënë pas romancës me Antonio-n me të cilin kanë rritur vajzën Stella.

Një ndër arsyet pse martesa ime me Banderas mori fund ishte sepse unë personalisht isha shumë e dhënë dhe nuk do lejoj që kjo gjë të ndodhë sërish në jetën time. Dëshiroj të shijoj jetën dhe dëshiroj të bëj çdo gjë që dua. Jam shumë shumë e turpshme me burrat tani, shumë fjalëpak. 

Së fundmi gjithashtu, Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e aktorëve Melanie Griffith e Antonio Banderas kërkon të heqë nga mbiemri që mban, atë të nënës së saj. Modelja dhe aktorja spanjolle e ka marrë seriozisht këtë gjë dhe iu drejtua një gjykate në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, pasi Melanie është amerikane. 25-vjeçarja kërkon shkurtimin e mbiemrit e në dokumente të figurojë thjesht si Stella del Carmen Banderas.