Aktualitet

641 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në vendin tonë

Sërish rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Në përditësimin e shifrave pak minutave më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi 641 raste të reja dhe 4 viktima. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive 6 janë të intubuar. Me 379 të shëruar vendi ynë regjistron 25,745 raste aktive. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të mos neglizhojnë masat.

Ndërkohë Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, bën të ditur se në Shqipëri janë testuar 2 raste të dyshuar me variantin e ri të COVID-19, por që rezultatet kanë dalë negative. Sipas saj festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e numrit të rasteve të reja, ndërsa u shpreh se janë shtuar infektimet te moshat e reja. Në varësi të situatës Komiteti i Ekspertëve mund të marrë masa të reja.