Aktualitet

644 raste të reja dhe 8 viktima nga Covidi në 24 orët e fundit

Shënohet një ulje e numrit të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë137 testime prej të cilave u shënuan 644 raste të reja. 8 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 743. Në total që prej fillimit të pandemisë janë infektuar 34 mijë e 944 qytetarë. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve mbetet Tirana ku këtë të mërkurë u regjistruan 258 raste të reja. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Situatë kritike nga Covid-19 në Kosovë 24 orët e fundit, ku sipas të dhënave të Instituti Kombëtar  të Shëndetit Publik, janë shënuar 9 viktima duke e çuar në 948 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq janë shënuar 704 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 36 mijë e 253 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Një tjetër humbje e madhe nga ‘bluzat e bardha’ në Shqipëri prej COVID-19,  ndahet  nga jeta mjeku 48-vjeçar Bledi Nini. Mjeku Otorinolaringolog në QSUT kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar pasi prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus. Ndërkohë një tjetër humbje nga COVID-i në Shqipëri është Kozeta Noti pedagoge e italishtes, përkthyese, njëherazi përfaqësuse e shoqërise civile.