Aktualitet

65 vjeçari gjendet i mbytur në Vjosë, mister rrethanat!

Një 65-vjeçar është gjendur i mbytur në lumin Vjosë të Përmetit.

Njoftimi i Policisë

‘Përmet/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa,  është gjetur pa shenja  jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’-njoftimi i policisë