Health & Beauty Love & Sex

7 arsyet pse humori është çelësi për të mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj…

Nëse do të katalogonit tiparet që mund të kërkoni në një partner të mundshëm romantik, një sens i mirë i humorit do të ishte padyshim në listën tuaj. Aftësia për t’u përfshirë në një batutë zbavitëse është një nga cilësitë më tërheqëse tek njerëzit. Për të gjithë historinë tonë, burrat janë përpjekur të sharmojnë zonjat me humorin e tyre dhe ato qesharaket gjithmonë kanë pasur sukses.

Zbuloni se si humori mund të ndikojë në marrëdhëniet tona:

1. Humori është fillmi i mbarë në një romancë.

Studimet kanë treguar se gratë janë më të gatshme t’u japin numrat e tyre të telefonit njerëzve që bëjnë një shaka. Për shkak se një koment i mirë, komunikon menjëherë inteligjencën, kreativitetin, vetëdijen shoqërore, ngrohtësinë dhe mirëdashjen, tipare që ne të gjithë duam t’i shohim tek partneri ynë. Por funksionon vetëm nëse shakaja është e sinqertë dhe origjinale.

2. Humori kapërcen çdo vështirësi.

Për çiftet e reja, humori mund të ndihmojë për të kapërcyer çdo problematik gjatë njohjes me njëri-tjetrin. Humori ju jep imunitet diplomatik dhe partneri juaj, nga ana tjetër, nuk do të ndihet i sulmuar.

3. Humori na lejon të punojmë më lehtë përmes konflikteve.

Asgjë nuk e zvogëlon tensionin si një shaka në kohë të duhur. Edhe kur jeni të mërzitur me partnerin tuaj, humori krijon një mjedis shumë më miqësor, ku mund të diskutoni gjëra dhe ku jeni më të gatshëm për kompromis.

Ai vepron si një mbrojtës kundër stresit, zhgënjimit dhe pjesëve të këqija në një marrëdhënie. Ajo që duhet është një shaka e mirë dhe një buzëqeshje së bashku që ajo të ndjehet si terapi çiftesh.

4. Humori ju afron së bashku.

Sado budallallëk të duket, shakaja është një shenjë e vërtetuar shkencërisht e interesit të ndërsjellë romantik. Kur qeshni me njëri-tjetrin, krijoni një lidhje pozitive midis jush. Në të njëjtën kohë, ju krijoni një kuptim të veçantë dhe hapësirë të përbashkët sigurie dhe gjallërie. Ndihet kaq mirë kur partneri qesh me shakanë tuaj, edhe nëse ishte një shaka e tmerrshme.

5. Humori ju ndihmon të kaloni periudha të vështira.

E qeshura dihet se zvogëlon nivelet e stresit dhe ju bën më elastik. Pra, është mirë të kesh dikë që gjithmonë mund të të gëzojë. Humori riformulon sfidat e jetës dhe i vë gjërat në perspektivë, që të mund t’i përballoni. Pas një dite të gjatë në punë, mjafton një shaka me personin që doni për t’ju ngushëlluar dhe për të hequr mendjen nga gjërat negative dhe stresuese.

6. Humori e ndihmon çiftin të qëndrojë së bashku.

Çiftet që qeshin së bashku, qëndrojnë së bashku. Sipas hulumtimit, çiftet e martuara raportojnë se humori ka një ndikim pozitiv në martesën e tyre dhe se ajo zëvendëson grindjet. Humori është një instrument i rëndësishëm për të ruajtur marrëdhënien tuaj, falë aftësisë së tij për të zgjidhur konfliktet, për të siguruar rehati dhe për të krijuar një ndjenjë afërsie.

7. Humori e bën marrëdhënien më të lumtur.

Çdo veprim me humor rrit ndjenjat e kënaqësisë. Humori thjesht rrit kënaqësinë e çdo ndërveprimi shoqëror. Ndiheni mirë sepse tregoni një shaka qesharake dhe të tjerët janë të lumtur që e kanë dëgjuar. Kjo është arsyeja pse njerëzit në përgjithësi i vlerësojnë partnerët romantikë, të gjallë dhe argëtues.