Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty Lifestyle

7 gjërat që mund t’i ndodhin trupit tuaj gjatë sezonit të vjeshtës…

Ardhja e vjeshtës do të thotë ditë më të shkurtra, sinjal i ndryshimit në trupin e njeriut dhe stilin e jetesës. Qoftë tharja e lëkurës apo humbja e flokëve, trupi ynë me siguri përjeton disa efekte normale që mund të shpjegohen shkencërisht gjatë kësaj periudhe të vitit.

Eshtë e panevojshme të thuhet se këto ndryshime ndryshojnë nga një person në tjetrin. Nëse doni të dini se çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë vjeshtës, hidhini një sy këtij artikulli.

1. Lëkura juaj mund të fillojë të ndihet e thatë.

Një nga ndikimet më të mëdha të vjeshtës në trupin tonë është tharja e lëkurës. Është vërtetuar nga dermatologët se çdo ndryshim sezonal i temperaturës vepron si një goditje për sistemin, duke prishur ekuilibrin tipik kimik të lëkurës duke shkaktuar tharje. Ardhja e vjeshtës nuk bën përjashtim. Mbani lëkurën tuaj të hidratuar duke pirë ujë dhe duke konsumuar ushqime me përmbajtje të lartë uji. Mos harroni të përdorni edhe hidratues.

2. Flokët tuaj mund të humbasin cilësinë e tyre dhe të bien.

Kjo është veçanërisht e zakonshme dhe ndërsa disa njerëz fillojnë të shqetësohen, duke menduar se mund të bëhen plotësisht tullac, disa besojnë se është jashtëzakonisht normale gjatë këtij sezoni. Arsyeja e rënies së flokëve gjatë vjeshtës është “mbetja evolucionare”. Kjo do të thotë që ne kemi nevojë për flokë shtesë gjatë verës për të mbrojtur kokën tonë nga rrezet UV, por pasi mbrojtja nuk nevojitet më, flokët fillojnë të bien. Për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm gjatë vjeshtës, duhet t’i mbajmë të hidratuar, të shmangim ujin e nxehtë dhe të bëjmë rregullisht masazhe të kokës.

3. Mund të flini më gjatë se zakonisht.

Gjatë vjeshtës, mund të vëreni se keni një tendencë për të fjetur më shumë se më parë dhe kjo ka një shpjegim. Në fakt, ulja e sasisë së dritës së ditës në vjeshtë ndikon në ciklin gjumë-zgjim të trupit. Sa më pak ekspozim ndaj dritës gjatë ditës, aq më i lodhur mund të ndiheni. Nuk mund të bëni shumë për këtë. Përkundrazi, përpiquni të shijoni diellin dhe pushoni sa më shumë që të mundeni.

4. Ju konsumoni ushqime me më shumë energji.

Vjeshta sinjalizon fundin e verës dhe ardhjen e dimrit, kështu që truri ynë dërgon sinjale në trupin tonë për të rritur rezistencën e tij ndaj insulinës. Trupat tanë nxisin prodhimin e yndyrës dhe ne fillojmë të ruajmë yndyrë në mënyrë që të përgatitemi për dimër dhe të mbijetojmë gjatë temperaturave më të ftohta. Pra, në momentin që moti fillon të ndjehet pak më i ftohtë, ne fillojmë të dëshirojmë përbërës të pasur me karbohidrate dhe yndyrna. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni aktiv sa më shumë që të mundeni dhe të kontrolloni atë që konsumoni rregullisht për të shmangur çdo problem shëndetësor.

5. Nëse vuani nga ankthi, mund të përjetoni një rritje të simptomave.

Kalimi nga vera në vjeshtë mund të ndikojë në disponimin dhe mirëqenien tonë. Sipas ekspertëve, gjatë vjeshtës, ankthi mund të krijohet për shkak të fillimit të një viti të ri shkollor, stresit të afërt të sezonit të festave ose pendimit të mundshëm nga mos arritja e qëllimeve të dëshiruara gjatë verës. Nëse filloni të ndiheni të mërzitur gjatë këtij sezoni, përpiquni të merrni pjesë në aktivitete në natyrë dhe të shijoni sa më shumë rrezet e diellit. Vitamina D luan një rol të madh në rregullimin e humorit dhe luftimin e depresionit.

6. Rrezet e diellit të vjeshtës mund t’ju dëmtojnë sytë.

Ekspozimi i pambrojtur në diell gjatë vjeshtës mund të sjellë rrezik real për sytë, bazuar në hulumtime. Ardhja e kësaj stine sjell pak diell dhe dritë, gjë që rrit sasinë totale të rrezatimit UV ndaj të cilit ekspozohen sytë tanë dhe ekspozimi mund të shkaktojë kushte të rënda të syve, si fotokeratiti. Mbroni sytë duke vendosur syze dielli përpara se të dilni nga shtëpia. Ju gjithashtu mund të shtoni mbrojtje duke vendosur një kapele.

7. Trupi juaj bëhet veçanërisht i ndjeshëm ndaj gripit.

Vjeshta është ndryshimi i stinëve midis verës dhe dimrit, kështu që moti po ndryshon dhe temperatura po ashtu. Ky ndryshim krijon një mjedis të favorshëm për gripin dhe viruset e tjera dhe kjo është arsyeja pse njerëzit priren të sëmuren më shumë gjatë vjeshtës, sipas mjekëve. Për të parandaluar sëmundjet që mund të shfaqen gjatë kësaj stine, duhet të ndiqni një rutinë të mirë higjienike dhe të përfshini zakone të shëndetshme të përditshme.