Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex

7 këshillat që ju duhen para se të njiheni me dikë në rrjete sociale!

Njohjet në rrjete sociale po bëhen të modës këto kohë, teksa mundësitë që jep interneti sot po shpeshtohen dita ditës. Nga mesazhet me tekst, tek ato me foto e video, e deri tek bisedat e gjata me kamer, interneti ka nxitur njohjet dhe komunikimin përmes teknologjisë. Mirëpo, veç shumë përfitimeve pozitive, këto ndryshime teknologjike kanë rritur rrezikun e njohjeve përmes internetit.

1.      Sigurohuni për moshën

Mosha është një nga rreziqet kryesore me të cilin ju ndesheni në një komunikim përmes teknologjisë. Nga një zhgënjim i mundshëm e deri tek diçka më e rrezikshme, një moshë e pavërtetë sigurisht që shkakton probleme. Ju duhet të siguroheni për moshën, nëse është ajo e vërteta apo personi tjetër po ju gënjen.

2.      Tregoni kujdes nga dashuria ‘e tepërt’

Duket se dashuria është një ndjenjë pozitive, e cila kurrë s’mund të jetë më shumë seç duhet. Megjithatë, këtu bëhet fjalë kur kjo dashuri vjen shumë shpejt, për shembull që në ditët e para të njohjes, apo vjen shumë impulsive teksa ju ende nuk e njihni njëri-tjetrin. Përpara se të gëzoheni për këtë ndjesi të bukur që personi tjetër po ju shfaq, sigurohuni që ajo është e vërtetë.

3.      Mos ofroni ndihma financiare

Është totalisht në rregull nëse ju ofroheni të ndihmoni nga ana financiare miqtë apo familjarët tuaj. Por do të ishte mjaft e çuditshme të ofronit ndihmë për dikë që nuk e njihni personalisht, dhe do të ishte edhe më e tmerrshme nëse ai person do të pranonte. Ndaj mos ofroni ndihma financiare për dikë që nuk e njihni aspak.

4.      Sigurohuni për foton e profilit

Imazhi vlen shumë ditën e sotme, teksa të jep mundësinë të njohësh në një mënyrë personin me të cilin je duke shkëmbyer mesazhe. Megjithatë, ju duhet të siguroheni se ky person është i vërtetë, mosha ka një përputhje me foton e profilit dhe gjithçka tjetër që do t’ju nevojitet për vërtetësinë e atij personi.

5.      Tregohuni të vëmendshëm te mënyra si ai shprehet

Shumica prej nesh me siguri nuk përdor gramatikë gjatë gjithë kohës që shkruan. Mirëpo, duhet të tregoheni të kujdesshëm rreth nivelit të njohurive të personit përballë, më tepër që të bëni lidhjen mes asaj që ai ka shprehur për veten dhe asaj që ju vini re. Tregohuni të vëmendshëm ndaj detajeve.

6.      Mos ndërtoni shumë ura lidhëse

Nëse jeni duke folur në një faqe që është pikërisht për njohje, qëndroni në të derisa ju të jeni bindur për personin me të cilin po flisni. Mos ndërtoni shumë ura lidhëse me njëri-tjetrin, pra duke iu dhënë adresat tuaja në rrjete sociale, numrin e telefonit apo adresën ku banoni.

7.      Kërkojini të takoheni

Ju duhet t’i kërkoni të takoheni me të në mënyrë që të shihni reagimin e tij. Nëse personi tjetër nguron apo nxjerr pretekste të ndryshme, ju duhet të filloni të dyshoni. Megjithatë, edhe nëse ai ju kërkon shumë shpejt të takoheni me njëri-tjetrin, përsëri duhet të tregoni kujdes.