Health & Beauty Lifestyle

7 mënyra për të tonifikuar krahët tuaj!

Nga teknikat më të mira të stërvitjes deri tek sa shpesh duhet t’i bëni ato, DANIELLE FOX zbulon rregullat se si të keni krahë të tonifikuar dhe të skalitur për verën.

1.Nëse bëni vetëm një formë ushtrimi, sigurohuni të kryeni ushtrimet e tokës

Jo vetëm që punojnë me të gjithë krahët, por gjithashtu përfshijnë muskuj të shumtë. ‘Push-ups’ mund të bëhen pothuajse kudo në çdo kohë, pa kosto. Ato do të ndihmojnë në forcimin dhe përcaktimin e krahëve, plus punimin e tricepsit, një zonë që shpesh kërkon vëmendje të veçantë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni një shtytje të plotë në një pozicion me krah të drejtë, është po aq efektive të punoni nga një pozicion me ndihmën e gjurit.

2.Peshat dhe stërvitjet kardio janë kombinimi perfekt

Ndërsa peshat ndihmojnë në zhvillimin, formësimin dhe përcaktimin e muskujve, kardio është çelësi për t’ju ndihmuar të hiqni yndyrën dhe t’i bëni ata muskuj më të dukshëm.

3. Zvarritja në tokë mund të transformojë tricepsin

Edhe pse mund të duket komike, imitimi i zvarritjes së kafshëve funksionon veçanërisht mirë në ato tricepsa ‘kokëfortë’. Zbrisni në dysheme dhe zvarrituni për 20 metra, duke e shtyrë veten përpara pa i lënë gjunjët tuaj të prekin tokën. Pushoni për 60 sekonda dhe përsërisni sa herë të mundeni.

4.Përkushtimi sjellë rezultatet më të mira

Së bashku me rritjen e lëvizjes (kardio), pini më shumë ujë dhe rishikoni dietën tuaj duke eliminuar ushqimet e përpunuara dhe të mbushura me sheqer.

5.Shtangat janë mënyra më e mirë për të punuar me krahët

Ju mund t’i përdorni ato për të stërvitur bicepsin, tricepsin, parakrahët dhe shpatullat dhe nëse punoni drejt ndërtimit të shpatullave tuaja, krahët tuaj do të duken gjithashtu më të përcaktuar. Zgjidhni një peshë që do të jetë sfiduese, por jo deri në atë pikë sa të jetë shumë e vështirë. Përsëriteni ushtrimin 10-15 herë. Kur arrini në përsëritjen e 15-të, e 16-ta nuk duhet të jetë e mundur.

6.Peshat më të lehta mund të bëjnë ende një ndryshim

Nëse dëshironi të skalitni krahët, por jo të formoni shumë muskuj shmangni përdorimin e peshave të rënda.

7. Vaji i farave të rrushit mund të jetë suplementi ideal

I mbushur plot me veti anti-inflamatore, disa ekspertë fitnesi besojnë se vaji i farave të rrushit mund të ndihmojë në parandalimin e toksinave që krijojnë yndyrë, të cilat zakonisht gjenden në pjesën e sipërme të krahëve tanë. Një lugë në ditë është e mrekullueshme për të trajtuar çdo inflamacion të shkaktuar si rezultat i regjimit tuaj të fitnesit.