Bota

7 të vdekur në një festë ditëlindjeje në SHBA!

Në shtetin amerikan të Kolorados të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin. Departamenti i Policisë i Colorado Springs (CSPD) iu përgjigj një thirrjeje rreth të shtënave në Canterbury Mobile Home Park.

Pas mbërritjes, policia gjeti gjashtë të rritur të vdekur dhe një mashkull i rritur me dëmtime serioze, i cili u transportua në një spital lokal, ku iu nënshtrua plagëve të tij

Sipas policisë, personi i armatosur i dashuri i një prej viktimave femra, bastisi festën në shtëpinë e lëvizshme dhe hapi zjarr përpara se të merrte jetën e tij. Gjatë të shtënave ishin të pranishëm edhe fëmijë, por policia tha se janë të padëmtuar. CSPD është ende duke hetuar në përcaktimin e motivit të sulmit, shkruan AA.

Shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski u shpreh:

Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes, Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra më është thyer për familjet që kanë humbur dikë që e donin dhe për fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre