Aktualitet

71 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete/ MSH publikon të dhënat për 24 orët e fundit

Asnjë persona nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë raportuar 71 raste të reja infektimesh.

71 rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki:  30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamzë, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Prill 2022)

·         Raste të reja ditore          71

·         Të shëruar në 24 orë        47

·         Të shtruar në spitale         6

·         Humbje jete në 24 orë      0

·         Testime ditore                 1161

·

·         Testime totale               1,795,792

·         Raste pozitive                  274,606

·         Raste të shëruara            270,789

·         Raste Aktive                         321

·         Humbje jete                        3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

·         Tiranë           201

·         Fier                 29

·         Vlorë               25

·         Berat               14

·         Korçë              14

·         Shkodër          12

·         Elbasan           10

·         Gjirokastër      7

·         Durrës              4

·         Kukës               4

·         Lezhë                     1