Aktualitet

77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbrit!

Sot shënohen 77 vite nga çlirimi i kryeqytetit shqiptar nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, u pushtua nga forcat gjermane deri në 29 nëntor të vitit 1944 kur u çlirua.

Edhe ky vit nuk bën ndryshime nga të kaluarit, politika sërish e feston e ndarë. Për të djathtët, 28 Nëntori është edhe Dita e Çlirimit, përveçse e Pavarësisë. Lulzim Basha, deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, për ditën e Pavarësisë, por që për demokratët është edhe 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë.

E majta njeh 29 Nëntorin si Ditë Çlirimi.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.

Me njoftimin për hapjen sot të Rrugës së Arbrit, kryeministri Rama uroi 29 Nëntorin!

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/957459391794816

Për hapjen provizore të Rrugës së Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrizit, Policia Rrugore bën të ditur se aksi monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve. Po ashtu, janë vendosur makina inteligjente, për çdo shkelje të mundshme të rregullave të qarkullimit. Për shkak të kushteve atmosferike, duhen mbajtur goma dimërore. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku apeloi që drejtuesit e automjeteve, të lëvizin me kujdes në rrugën që po hapet për të lehtësuar kalimin në dimër. Bypass-i provizor 8.8 kilometra në tunelin e Murrizit do të mbyllet, nëse ka reshje dëbore. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura e jo vetëm shkurton distancën e udhëtimit, por gjithashtu do të jetë arterie e zhvillimit ekonomik.