Lifestyle Travel

8 gjërat që e bëjnë Italinë unike!

Kur njerëzit flasin për Italinë, gjërat e para që vijnë në mendje janë makaronat, pica, blerjet në një nga kryeqytetet botërore të modës, Milano, dhe vendet magjepsëse të Trashëgimisë së UNESCO-s. Por vendasit do të thoshin se Italia është shumë më tepër se këto gjëra. Në këtë vend mund të gjeni disa gjëra dhe tradita që nuk do t’i shihnit kurrë në vende të tjera. A e dini, përshembull, se italianët hedhin mobiljet e tyre në prag të Krishtlindjeve?

Njihuni me disa tradita interesante në Itali për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë.

1. Veshja e të brendshmeve të kuqe për të tërhequr fat

Italianët nuk zgjedhin vetëm veshjet e festave për të festuar Vitin e Ri, por gjithashtu sigurohen që të brendshmet e tyre të kenë një nuancë të caktuar të kuqe. Këtu si meshkujt ashtu edhe femrat veshin të brendshme të kuqe në prag të Vitit të Ri, pasi kjo ngjyrë konsiderohet se tërheq fat. Mund të gjeni të njëjtën traditë në vende të ndryshme latine, megjithatë, njerëzit atje veshin të brendshme të verdha në vend të të kuqes. Në ato kultura lokale, e verdha besohet se sjell dashuri dhe lumturi.

2. Hedhja e mobiljeve nga dritarja

Në natën e Vitit të Ri, njerëzit në disa vende përpiqen të kryejnë detyrat e tyre të fundit, si, përshembull, blerja e dhuratave që kanë mbetur në listën e tyre. Por italianët kanë një traditë shumë të pazakontë në këtë ditë: ata hedhin tenxhere, tigane, madje edhe mobilje nga dritaret. Ky akt simbolizon largimin e së vjetrës për të hapur derën për një fillim të ri.

3. Ishulli i mallkuar i Isola della Gaiola

Një nga ishujt e vegjël të Napolit, Isola della Gaiola, është padyshim i bukur, por rrëqethës. Vendasit e quajnë atë një ishull të mallkuar për shkak të vdekjeve të shumta të pronarëve të tij. Banori i parë i saj, i cili jetonte në një ekzistencë të vetmuar, u zhduk një ditë pa asnjë shenjë, pronari i saj i ardhshëm vdiq nga një atak në zemër dhe një tjetër, nga vetëvrasja. Dhe këto janë vetëm disa raste. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, ishulli aktualisht është i pabanuar dhe i shkretë.

4. Ngrënia e darkës vonë

Italianët hanë darkë mjaft vonë dhe shumë restorante nuk hapen as deri në orën 7-7:30 pasdite. Në varësi të rajonit, njerëzit këtu hanë rreth orës 21:00. Një tendencë e tillë mund të shpjegohet me faktin se italianët kanë një pushim të gjatë 2-orësh në mes të ditës së punës, ndaj edhe darkojnë vonë.

5. Nuk ka vezë për mëngjes

Vezët e skuqura me proshutë, bukë dhe gjalpë mund të duken si një mëngjes i përsosur nëse nuk jeni italian. Megjithatë, vendasit preferojnë të hanë diçka të ëmbël në mëngjes, si drithëra ose një biskotë, fruta dhe ekspres. Siç thonë vetë italianët: “Doni vezë për mëngjes? Provoni Londrën.”

6. 17 është një numër i pafat

Ndërsa në shumicën e vendeve, numri “13” konsiderohet të jetë një numër i pafat, për italianët është “17”. Kjo ndodh sepse riorganizimi i numrit romak, XVII, mund të krijojë fjalën, “VIXI”, e cila përkthehet nga latinishtja si “jeta ime ka mbaruar”. Për shkak të kësaj, edhe disa hotele këtu nuk kanë një kat të shtatëmbëdhjetë.

7. Qëndrimi sa më stil, edhe kur bëni bleni produkte ushqimore

Në internet mund të gjeni shumë artikuj në lidhje me mënyrën se si të visheni si një grua italiane dhe nuk është për t’u habitur pasi Milano konsiderohet një nga kryeqytetet e modës në botë. Këtu, si meshkujt ashtu edhe femrat ndjekin trendet e modës dhe qëndrojnë me klas, pavarësisht situatës. Edhe kur shkojnë në dyqane ushqimore, femrat italiane duken përrallore dhe magjepsëse!

8. Ishulli drithërues i Poveglia

Në Itali, ju mund të shihni jo vetëm vendet më të lashta në botë, por edhe një ishull të përhumbur. Ishulli Poveglia njihet si “ishulli i fantazmave” për shkak të historisë së tij të shtrembëruar. Për më shumë se 100 vjet, vendi është përdorur si stacion karantine për të sëmurët nga murtaja. Rreth 160,000 njerëz besohet se janë djegur këtu. Tani ishulli është zyrtarisht i ndaluar nga vizitat turistike.