Celebrities Gossip Showbiz

“8 muaj me ty…”, Kristina Baki na zbulon portretin e vogëlushes së saj!

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur gjatë  shtatzënisë së saj. Prej disa muajsh Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E modelja na ka treguar se për shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme.

Kristina poston shpesh foto me video me vajzën e saj të vogël, por duke mos ia zbuluar fytyrën. Ama vetëm pak më parë modelja ka postuar një foto shumë të ëmbël me vogëlushen e saj, e cila sot mbush 8 muajshe dhe ka treguar portretin e ëmbël të Sierës, ku dhe ka shkruar:

8 muaj me ty drita syve

 

https://www.instagram.com/p/CnmlU9eKwtv/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.

Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.