Aktualitet

8 viktima dhe 594 raste të reja nga koronavirusi/ 140 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID.

Gjatë 24-orëve të fundit në vend, kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus 8 qytetarë, ndërkohë që janë shënuar 594 infektime të reja nga 3180 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit, janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 304 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 170,730 që prej fillimit të epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.

Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        594
Të shëruar në 24 orë      304
Të shtruar në spitale       137
Humbje jete në 24 orë    8
Testime ditore                3180
Testime totale              1,276,392
Raste pozitive                180,623
Raste të shëruara            171,034
Raste Aktive                     6726
Humbje jete                      2,863

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3352
Fier                 816
Durrës            763
Shkodër         462
Elbasan          259
Gjirokastër      188
Berat              181
Korçë              179
Lezhë             176
Vlorë               142
Kukës             141
Dibër               67