Bota

“82,000 rekrutë janë dërguar në Ukrainë,” Putin arrin të mbledhë 300 mijë rezervistët për t’i dërguar në luftë

Rusia ka arritur që të mbledhë 300 mijë rezervistët që do t’i dërgojë në Ukrainë. Të paktën kjo është ajo që ka njoftuar sot ministri rus i Mbrojtjes.

Sergei Shoigu i tha presidentit Vladimir Putin gjatë një takimi të premten se thirrja për mobilizim në Rusi është përfunduar dhe objektivi i 300,000 qytetarëve të mobilizuar është përmbushur, pa asnjë plan shtesë mobilizimi.

“Sot ka përfunduar dërgimi i qytetarëve për mobilizim. Projekt-njoftimet për qytetarët janë ndërprerë. Detyra e vendosur nga ju, për të mobilizuar 300,000 njerëz – është përmbushur. Asnjë detyrë shtesë nuk është planifikuar”, i tha Shoigu-Putinit gjatë takimit që u transmetua edhe në televizion.

Në fjalimin e tij, Shoigu i tha Putinit gjithashtu se nga ata që u mobilizuan, 82,000 rekrutë janë tashmë në zonën e konfliktit, kurse 218,000 të tjerë janë ende në trajnim.

Vladimir Putin është i vetmi zyrtar në Rusi që mund t’i japë fund zyrtarisht mobilizimit në vend duke nxjerrë një dekret.