Health & Beauty Lifestyle

9 tipare befasuese që meshkujt dhe femrat i konsiderojnë tërheqëse te njëri-tjetri!

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm nëse kemi lëkurë të rrudhosur, një hendek midis dhëmbëve ose një hundë të shtrembër. Nëse keni menduar se këto tipare janë të gjitha problematike, atëherë ne ju themi se e keni gabim sepse shumë njerëz në fakt i shohin ato jashtëzakonisht tërheqëse. ‘Bright Side’ po ju ofron një listë të tipareve fizike që disa njerëz mund t’i konsiderojnë të meta dhe të tjerë si pika të forta:

1. Ballë i madh

Një ballë i madh nuk tregon domosdoshmërisht një shenjë inteligjence, por me kalimin e viteve, janë bërë shumë kërkime që vërtetojnë se njerëzit me ballë më të mëdhenj kanë më shumë gjasa të kryejnë detyra që lidhen me inteligjencën. Disa thonë se kjo ju bën të dukeni më rinor dhe simpatik.

2. Gjatësia e trupit

Një studim arriti në përfundimin se lumturia e një gruaje lidhet me një ndryshim më të madh në gjatësi. Megjithatë, kjo karakteristikë është tërheqëse vetëm në fillim, pasi më vonë në marrëdhënie mund të shfaqen probleme të tjera dhe ta zbehin atë.

3. Hunda e madhe

Ka disa stereotipe që lidhen me përmasat e fytyrës, hundës, mjekrës dhe inteligjencës si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Një fytyrë e ngushtë me një mjekër më të hollë dhe një hundë më të madhe stereotipizohet se ka inteligjencë më të madhe, ndërsa një fytyrë më e gjerë me një mjekër të madhe dhe një hundë të vogël perceptohet si me inteligjencë më të ulët.

4. Rrudhat

Njerëzit me rrudha rreth syve kur buzëqeshin konsiderohen më tërheqës dhe më të zgjuar. Ato shihen si më autentik, intensiv, spontan dhe zbavitës.

5. Veshët si elf

Për një kohë të gjatë, të kishe veshë me majë si elf konsiderohej një e metë, por tani njerëzit po bëjnë gjithçka për t’i patur ato. Në Kinë, ata konsiderohen në fakt fat i mirë dhe e bëjnë fytyrën të duket më e vogël dhe personi në përgjithësi duket më i zgjuar.

6. Syzet

Femrat që mbajnë syze shihen si të dëshirueshme dhe sensuale për meshkujt. Ajo zbulon një ndjenjë inteligjence dhe intelekti.

7. Trup jo muskuloz

Hulumtimet tregojnë se 78% e grave mendojnë se ky lloj trupu do të thotë se personi është një burrë i sigurt, i lumtur dhe kujdeset për familjen e tij.

8. Vetullat e trasha

Hulumtimet tregojnë se femrat që kanë vetulla të trasha janë më tërheqëse për meshkujt që kërkojnë një lidhje afatgjatë dhe madje edhe martesë.

9. Dhëmbët e ndarë në mes

Dhëmbët e ndarë në mes janë shumë tërheqëse në disa vende. Kjo i bën ata të duken më unikë. Një grua me këtë veçori unike konsiderohet gjithashtu e bukur dhe e dëshirueshme, duke i bërë burrat të duan ta shohin buzëqeshjen e saj.