Sport

9 vjeçari kuksian fiton medalje ari për Kosovën, Shqipëria nuk i ofroi kushte!

Ernest Domi duhet të ngrinte si fitues flamurin kuq e zi të Shqipërisë, por në Kukës nuk ka një skuadër mundjeje. Ndaj 9 vjeçari nga Kukësi garoi në Helsinki të Finlandës dhe mori medaljen e artë për Kosovën. Pjesë e ekipit të mundjes për fëmijë ishin edhe tre sportistë të tjerë kosovarë. Edhe mundësit e tjerë Dior Zogaj, Vlera Sadiku dhe Ernis Latifaj pjesë e skuadrës “Kolosi” arritën të marrin medalje të artë dhe argjëndi.

Ernest Domi dhe shokët e tij të ekipit u kthyen në Prizren dhe ndanë emocionet që përjetuan në këtë kampionat ndërkombëtar. I gëzuar për suksesin traineri, Sadik Ferati tha se sportistët e vegjl janë shumë të disiplinuar dhe të palodhur.

4 garues dhe 4 medalje është sukses i madh. Ekipin kosovar e kanë vlerësuar edhe trajnerët e tjerë ndërkombëtarë që janë shprehur me superlativa. Mundësi kuksian 9 vjeçar Ernest Domi kampion në moshën e tij, ka edhe të motrën mundëse e cila pritet që edhe ajo të garojë për shtetin e Kosovës.