Showbiz

Travis Scott reagon rreth tragjedisë së ndodhur në koncertin e tij!

Të gjithë mbetëm të shokuar pas ngjarjes së ndodhur në koncertin e reperit Travis Scott, ku humbën jetën 8 persona, kjo prej shtypjes që po bënin spektatorët me njëri-tjetrin. Një ngjarje e tillë i ka lënë të gjithë të befasuar dhe ka krijuar panik në momëntin ku shiheshin njerëz duke ecur mbi disa trupa të shtrirë në tokë teksa Scott po performonte mbi skenë.

Kujtojmë se në vendngjarje kanë qenë të pranishme dhe partnerja e tij, Kylie Jenner së bashku me vajzën e tyre të vogël, Stormi.

Para disa orësh, Travis ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ku shprehu keqardhjen e tij për familjet e viktimave dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet përkatëse për të zgjidhur këtë çështje.

Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u ndikuan nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld. Houston PD ka mbështetjen time të plotë pasi ata vazhdojnë të shqyrtojnë humbjen tragjike të jetës. Unë jam i përkushtuar të punoj së bashku me komunitetin e Hjustonit për të shëruar dhe mbështetur familjet në nevojë. Faleminderit për Houston PD, Fire Department dhe NRG Park për përgjigjen dhe mbështetjen e menjëhershme. Ju dua të gjithëve.

Artisti e ndaloi koncertin e tij në momentin kur pa se një person ra pa ndjenja për t’u siguruar se çdo gjë ishte në rregull, madje sipas disa burimeve për PageSix, ka dhe një video në të cilën ai sheh që personi po merr asistencën e duhur dhe nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Burime afër tij kanë zbuluar se Travis është vërtetë shumë i mërzitur për këtë ngjarje dhe se ai nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte teksa po vijonte performancën e tij. Madje ai është përlotur nga kjo tragjedi e ndodhur.

Sipas PageSix, Kylie ndodhet pranë artistit duke e mbështetur moralisht.
Shefi i zjarrfikësve ka dhënë një deklaratë për shtyp ku ka zbuluar detaje të tjera, ku 23 persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe rreth 300 të tjerë kanë marrë ndihmën e shpejtë në vendngjarje.