Celebrities Gossip

Kate Middleton kthehet në bankat e shkollës me një mesazh të fortë!

Kate Middleton u kthye në shkollë sot për t’u bashkuar me nxënësit për një mësim shkencor. Ajo vizitoi shkollën e mesme në Harrow, në veriperëndim të Londrës, ku u bashkua me të rinjtë duke mësuar rreth neuroshkencës dhe rëndësinë e zhvillimit në fëmijërisë e hershme. Kate veshi një pallto rozë dhe bluzë të ngjashme, që mendohet se është nga Hobbs, me pantallona dhe taka të errëta për vizitën dhe i mbajti flokët e lëshuara.

Nxënësit e klasës së tetë, ku Kate u bashkua, ishin duke parë një projekt kërkimor të drejtuar nga Universiteti i Oksfordit, i cili synon të përfshijë parimet kryesore të zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe neuroshkencës tek studentët. Vizita vjen pasi Kate hapi Qendrën e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme këtë verë, e cila synon të ndërgjegjësojë ndikimin e jashtëzakonshëm të viteve të hershme.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo ka shpenzuar kohë duke parë se si sfidat në jetën e mëvonshme si varësia, prishja e familjes, shëndeti i dobët mendor, vetëvrasja dhe mungesa e strehimit mund t’i kenë rrënjët në vitet më të hershme të jetës së dikujt. Përmes punës së saj, ajo thuhet se synon të nxjerrë në pah se si ajo që përjetojmë në fëmijërinë e hershme formon trurin në zhvillim, prandaj marrëdhëniet pozitive, mjediset dhe përvojat gjatë kësaj periudhe janë kaq vendimtare.

Pas vizitës në shkollë, Kate do t’i bashkohet një takimi ku do të informohet mbi rezultatet e projektit kërkimor të Universitetit të Oksfordit. Vizita e Kate vjen mes raportimeve sot se ajo dhe bashkëshorti i saj Princi William e kanë ndaluar BBC-në të shfaqë koncertin e tyre të këngës së Krishtlindjes mes zemërimit për një dokumentar të ri mbretëror.