Celebrities Gossip Showbiz

A do ta falte Dojna Mema tradhtinë? Prezantuesja ka një ‘përgjigje të prerë’!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Shpesh dyshja ndajnë me ne momente nga përditshmëria e tyre ku duken shumë bukur së bashku.

Prezantuesja shpesh bën ‘biseda online’ me ndjekësit e saj dhe pak orë më parë është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit e saj, ku një ndër to lidhej me tradhtinë. A do ta falte bukuroshja nëse partneri i saj do të krijonte një lidhje me një vajzë tjetër? Dojna ka një përgjigje shumë ‘të prerë’ lidhur me këtë.

E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë, ai person të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh, s’është e tillë. 

Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.