Celebrities Showbiz

A do ta shohim Arbër Hajdarin sërish në rolin e opinonistit në “Big Brother VIP 2”?!

Arbër Hajdari padyshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rolin e opinonistit në këtë edicion të “Big Brother VIP”. Ai u vlerësua goxha nga publiku për mendimet e tij të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Por si e sheh ai tashmë këtë ekperiencë dhe a do të donte ta përsëriste në edicionin e ardhshëm të “BBV2”?

Si është imapkti i njerëzve tani që ka mbaruar “Big Brother”?

Akoma ka shumë njerëz që vazhdojnë pyesin për programin, për ish-banorët. Të gjithë kanë diçka për të thënë dhe të gjithë kanë mënyrat e tyre për të pyetur. Në SHBA më kanë pyetur së fundmi duke më ‘kërkuar llogari’. Unë u përgjigja se tashmë programi ka mbaruar. Ka pasur një ndikim shumë të madh tek të gjithë njerëz. Një i moshuar madje më ka thënë në rrugë se ‘vetëm prej teje e shoh, shumë mirë e the’. Këtu kuptova që ka tërhequr çdo moshë. Ne përfaqësojmë një model. Kur dëgjoj njerëz që na ndjekin, më pëlqen sepse do të thotë që duan dhe modelin që ne përfaqësojmë. Kjo është diçka shumë e mirë.

Cilin nga çiftet që u formuan në “Big Brother” janë më të konsiliduar? Einxhel-Dagz apo Sarah-PM?

Ka dy mënyra për të dhënë këtë përgjigje. Nga ajo se çfarë shohim në rrjete sociale dhe çfarë thonë ata që janë afër tyre. Unë do flas për këtë të parën. Duken shumë mirë dhe u uroj jetëgjatësi. Einxhel i kam kërkuar falje sepse në fillim e kam parë pak me skepticizëm. Por tani duken mirë.

A të kanë kërkuar llogari banorët?

Kam pritur që të ndodhë, po të isha unë në vendn e tyre do të pyesja. Kjo nuk ka ndodhur. Me pjesën më të madhe të tyre kemi pasur bisedime të mira. U kam thënë që ajo që kam pasur parasysh nuk ka qenë personale me individin, por nga modeli që ata kanë transmetuar.

Do dëshiroje të vijoje me eksperiencën si opinionist edhe në edicionin e dytë të “BBV”, duke marrë parasysh impaktin që ke pasur në publik?

Kam shumë angazhime. Ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua. Kam dëshirë, por e shoh shumë të vështirë për shkak të angazhimeve.