Celebrities Gossip Showbiz

A do të bëhet trend modeli i flokëve të Loredanës këtë verë?!

Loredana është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe të huaj. Jo vetëm me talentin e saj në muzikë, por edhe me stilin e saj unik dhe origjinal, Loredana gjithnjë ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve. Herë ekstravagante, herë sportive e herë të tjera moderne, Loredana ka shërbyer si muzë për të gjithë dashamirësit e modës. Edhe këtë herë, artistja ka surprizuar me modelin e saj të ri të flokëve.

Me anë të disa postimeve në InstaStory këngëtarja ka publikuar disa video ku shfaqet e mrekullueshme me një stil flokësh që nuk do të na e kishte marrë mendja se do ta shihnim ndonjëherë. Me dy gërshetat e saj, ajo duket shumë ndryshe dhe shumë më e vogël në moshë.

Kujtojmë se gërshetat janë trend i këtij sezoni dhe Loredana nuk mund të shpëtonte pa e “përqafuar” këtë stil. Ne mendojmë që Loredanës i shkojnë shumë këto gërsheta, po ju a ju pëlqen ky stil i saj dhe a do të guxonit me një model të tillë?!

Ndërkohë, kujtojmë se Loredana dhe Mozzik janë çifti më i komentuar i momentit. Ndarjet dhe ribashkimet e dyshes së njohur kanë qenë për shumë gjatë fokusi i mediave rozë. Prindërit e Hanës, pasi u kthyen përsëri me njëri-tjetrin realizuan disa projekte muzikore së bashku, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.