Celebrities Gossip Showbiz

A do të bënte tatuazh për Sarën? Dj Pm jep përgjigjen që askush nuk e priste!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi Dj Pm ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’jupërgjigjur 10 pyetjeve më interesante që dërguara nga ndjekësit e tij. Edhe pse shumica e tyre ishin lidhur me Sarën dhe lidhjen e tyre , në një prej tyre e kanë pyetur Dj Pm nëse do të bënte ndonjë tatuazh dedikuar Sarës dhe për këtë ka dhënë një përgjigje që askush nuk e priste.

Të njëjtë ndodhta po, por për Sarën joo sepse po u prishëm duhet të shesë dorën për pjesë

E së fundmi, PM ka bërë një veprim shumë ‘funny’ ashtu si jemi mësuar shpesh me të. Ai i afrohet Sarës me një kuti të vogël në dorë, i ulet në gjunjë në sy të njerëzve dhe hap kutinë, por… ajo është bosh, asnjë unazë. Të gjithë të pranishmit janë shkrirë së qeshuri, teksa blogerja tepër e emocionuar ‘e godet’ në sup duke qeshur.