Celebrities Film & Tv

A do të donte Rupert Grint të kthehej përsëri tek “Harry Potter”?!

Një dekadë pasi i tha lamtumirë “Harry Potter”-it dhe personazhit të tij Ron Uezli, Rupert Grint ndihet ende i lidhur me magjistarin kokëkuq. Aktori 33-vjeçar luajti Ron në filmat e njohur të librave të famshëm të fantazisë, duke portretizuar për herë të fundit personazhin në “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2” e vitit 2011. Gjatë një interviste me ‘Entertainment Tonight’, Grint shpjegoi se ndihet akoma dhe më i lidhur me homologun e tij magjistar tani më shumë se kurrë.

Ka pasur shumë diskutime për të luajë Ron përsëri me gjithçka që po ndodh dhe ndihem sikur jam ai personazh. Mendoj se kam pasur një marrëdhënie shumë të çuditshme me të në fillim, por ndjej se ka shumë nga unë atje, kështu që unë prandaj jam mjaft mbrojtës ndaj tij.

Ai shtoi për ripërsëritjen e mundshme të rolit në të ardhmen se:

Unë nuk kam vërtet një arsye të mirë për të thënë jo. Jam shumë krenar që jam pjesë e tij.

Grint, i cili prej kohësh ka bërë të ditur se “kurrë mos thuaj kurrë” për t’u rikthyer një ditë në universin e “Harry Potter”-it bashkohet me ish-bashkëpunëtorët e tij Daniel Radcliffe dhe Emma Watson, plus anëtarë të tjerë të kastit, në përvjetorin special të ribashkimit të ‘HBO Max’ në 20 vjetorin e “Harry Potter”.

Fansat e Harry Potter janë duke pritur me padurim ribashkimin për 20-vjetorin e filmit, në të cilin superyjet do të bashkohen për një speciale të vetme. Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint janë ndër ata që do të ribashkohen për specialen ‘Return to Hogwarts’ në ditën e parë të Vitit të Ri, së bashku me yjet e tjerë kryesorë nga ekskluziviteti i filmit, të cilët u shfaqën në trailerin ngacmues që tregon disa ftesa të zgjedhura.

Klipi hapet me një imazh të orës së madhe në pjesën e përparme të Hogwarts-it, me një imazh të gazetës magjike ‘The Daily Prophet’ dhe me një titull të kopertinës së përparme ku lexohet: ‘Hogwarts mirëpret studentët e rikthyer’. Dikush që duket se është Ema e veshur si Hermione Granger, e lëviz letrën poshtë për të zbuluar majën e kokës së saj.