Showbiz

A do të guxonit t’i thonit lamtumirë flokëve tuaj ashtu si Halsey?!

Këngëtarja e famshme Halsey është një ndër të vetmet që guxon për të ardhur ndryshe me stilin e të veshurit dhe sidomos me grimin dhe flokët.

Nëpërmjet një video të postuar në TikTok ylli i muzikës i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar stilin e saj më të ri të flokëve.

Tashmë, 26-vjeçarja është tullace. Video e saj që tashmë është bërë virale në aplikacionin më të përdorur të amerikanëve, fillimisht shfaq Halsey me flokë të gjatë teksa mendohet shumë për të ndryshuar modelin.

Video mbyllet me Halsey që u zbulon fansave look-un e saj më të ri që në fakt megjithëse shokues asaj i shkon shumë. Po ju a do të guxonit të bënit një transformim kaq dramatik?!