Celebrities Gossip Music

A do të heqë dorë Tyga nga koncertet e tij edhe pas akuzave për abuzim?!

Reperi Tyga është ende duke planifikuar të performojë në festivalin e “Rolling Loud” në muajin dhjetor, pavarësisht problemeve të tij të fundit ligjore mbi akuzat për dhunë në familje. Burime të cilat kanë njohuri në lidhje me formacionin e festivalit i thanë ‘TMZ’ se “Rolling Loud” nuk do të heqë dorë nga reperi i njohur 31-vjeçar, pavarësisht polemikave të shumta që mund të vijnë nga mbajtja e një të akuzuari si abuzues në skenë.

Ish i dashuri i miliarderes Kylie Jenner u arrestua të martën në mëngjes pasi u dorëzua në Departamentin e Policisë në Los Anxhelos, në San Bernardino të Kalifornisë. Pas akuzave në lidhje me abuzimin në familje shumë nga festivalet e tjera muzikore kanë qenë të shpejta për të hequr nga lista reperin që do të performonte. Kujtojmë gjithashtu se edhe DaBaby në muajin korrik shkaktoi polemika pas komenteve fyese në adresë të homoseksualëve dhe të infektuarve me HIV, në edicionin e Miami-t të ‘Rolling Loud’. Gjithashtu edhe ai u hoq nga formacionet e festivalit veror, pavarësisht se ai kërkoi falje në lidhje me gjithçka.

Rikujtojmë se reperi është akuzuar për dhunë nga ish-e dashura e tij, Camaryn Swanson. Sipas ‘TMZ’, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit ditën e hënë. Një burim pranë reperit tha se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda. Swanson pretendoi në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe ajo u mor nga shtëpia e tij nga nëna e saj, duke raportuar incidentin në policinë e Los Angeles-it më vonë. Policia pa shenja të dukshme dhune tek ajo dhe mori një raport për dhunë në familje.