Aktualitet

A do të hiqen masat anti-COVID në Shqipëri? Ja çfarë thotë Manastirliu

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu tha sot se ekspertet e Komitetit Teknik jane duke e monioruar cdo ditë ecurinë e situatës epidemiologjike dhe bazuar mbi të dhenat do te merren dhe vendimet nese do te hiqen perfundimisht masat kufizuese apo do kete lehtesim te tyre.

“Por është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit dhe të marrim vendime bazuar në situatë dhe indikatorët, qoftë infektimeve, qoftë shtrimeve qoftë dhe humbjeve të jetës”, theksoi Manastirliu.

Aktualisht situata ne vend eshte me mbi 18 mijë raste aktive që janë në masën 98% me variantin e ri Omicron dhe situata në spitale eshte e qëndrueshme, raportoi ministrja.

Pyetje: Disa vende te Evropes jane duke zbutur apo hequr masat, a është Shqiperia e gatshme të heq masat kufizuese përfundimisht?

Manastirliu: Masat në Shqiperi konsiderohen të intensitetit të ulët e mesatar, janë masa elastike, situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Aktualisht është një situatë që na bën të jemi shumë të kujdesshem në ato hapa që do marrim sa i përket lehtësimit të masave. Sot jemi mbi 18 mijë raste aktive që janë në masën 98% me variantin e ri Omicron dhe situata në spitale e qëndrueshme. Jemi duke e monioruar cdo ditë ecurinë e situatës e bazuar mbi të do merren dhe vendimet, por është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit dhe të marrim vendime bazuar në situatë dhe indikatorët, qoftë infektimeve, qoftë shtrimeve qoftë dhe humbjeve të jetës.