Celebrities Music Pardon My French Showbiz

A do të hynte në “Big Brother Vip?!” Gena përgjigjet në TAR!

I ftuar në këtë episod të “Pardon My French” ishte Gena, një artist shumë i dashur dhe i pëlqyer në një intervistë të rrallë të tij. Ndër të tjera, këngëtari foli për klikimet e blera, edhe pse nuk përmendi emra.

Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma.

Një këngë shumë e dashur që duket se fansat ia kërkojnë shpesh është pikërisht “Tumankuqe”.

“Tumankuqe” më ka ngjitur 100%, mbase ka të bëjë me vokalin, me tipin, është një nga këngët që kudo që shkoj ma kërkojnë.

Ndrëkohë, ai u shpreh edhe për projektet dhe planet e të ardhmes.

Një projekt e kam tani shpejt me Soni Malaj dhe jemi duke punuar në studio. Jemi në fazat e tekstit akoma. Vera do të ketë shumë aktivitete, koncerte, festa familjare.

Por a do të hynte Gena në “Big Brother Vip Albania”?! Ja si përgjigjet ai në “Pardon My French”.

Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk.

Kujtojmë, se në këtë intervistë të veçantë në Top Albania Radio, Gena zbuloi shumë, nga fillimet e karrierës e deri te njohja me partneren e tij.