Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

A do të jetë G-Bani pjesë e Big Brother VIP? Artisti zbulon gjithçka ekskluzivisht për Top Albania Radio!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë artisti i njohur G-Bani. Ai së fundmi ka sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri, rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua”. Përveç muzikës sigurisht që artisti zbuloi edhe detaje të tjera në lidhje me një format që theu rekorde në shikueshmëri në vendin tonë, “Big Brother VIP”.

Tani që BBV mbaroi a vazhdon G-Bani të jetë mbështetës i Luizit dhe a do të sjellin ata një bashkëpunim?

Unë jam mbështetës i Luizit për disa aryse, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur Big Brother personazhe të tjerë që unë i dua shumë dhe që më kanë pëlqyer. Ka qenë Olta Gixhari, Nita, Kiara Tito dhe kam shumë respekt për dy opinionistët sidomos për Arbrin. Nuk i përkas asaj kategorie të mbështetësve të Luizit të cilët janë fanatik. Unë kam shumë respekt për lojën e Oltës dhe për mbështetjen që i ka bërë gjinisë femërore por dhe Kiara Tito me mënyrën se si ka reaguar në fillim. 

Nëse do t’i  vinte një ftesë për të qenë banor i BBV a do të pranonte artisti?

Nuk besoj. Nuk është për mua, BBV është nder shumë i madh, një format i tillë në një media të tillë si Top Media. Nuk është për mua sepse nuk jam unë i denjë për atë tryezë, kam detyrime dhe angazhime të tjera. Nuk besoj se jam njeriu i duhur për ate emision. Tani në këtë moment Luizi e ka ngritur nivelin shumë të lartë përsa i përket angazhimit të lojtarëve sepse aty u thoshte disa herë që shiko se nuk kemi ardhur të flemë gjumë dhe të hamë bukë por duhet t’i ofrojmë publikut lojë. Nuk besoj që jam ai që do ti ofrojë publikut lojë sepse nuk jam karakteri i atillë. Më pëlqen shumë ta shikoj, e kemi ndjekur të gjithë.