Celebrities Pardon My French Showbiz

A do të jetë Jonida Vokshi pjesë e projektit filmik më të ri të Besnik Krapit?!

“Pardon My French” erdhi edhe këtë të mërkurë me një episod shumë dinamik nën moderimin e Elonës dhe Jonidës. I ftuar në pjesën e dytë të emisionit, përmes një lidhje telefonike ishte Besnik Krapi, i cili u shpreh për projektin e tij filmik “Looking for Venera”.

Filmi i njohur ndryshe “Në kërkim të Venerës”, pak ditë më parë është vlerësuar si filmi më i mirë në “Festivalin e Triestes”. Por si ndjehet Besniku për këtë çmim kaq të rëndësishëm?!

Nuk e prisja sepse konkurrenca është shumë e madhe dhe ka një vit nëpër festivale tashmë.

Ndërkohë, Besniku gjithashtu na informon se filmi po jepet në kinematë në Kosovë, Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren, teksa pritet shumë shpejt të vijë edhe në Shqipëri. Ai theksoi se fitimi më i madh është sepse Kosova e Shqipëria janë bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar dhe kjo është shumë pozitive. Por cilat janë projektet që Besniku ka në plan?! Këtë na e zbulon vetë ai ekskluzivisht në Top Albania Radio!

Në mars do xhiroj një film të gjatë të nivelit botëror. Ai film vjen nga Amerika dhe xhirohet në Kosovë.

Por a do të jetë Jonida Vokshi pjesë e këtij filmi?!

Nuk do të interpretojë, do të jetë i gjithë kasti amerikan.