Showbiz

A do të ketë një martesë mes Jennifer Lopez dhe Alex?

Alex Rodriguez është gati të martohet me JLo sa më parë të jetë e mundur. Gjatë një interviste me “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ish-atleti i “New York Yankees” zbuloi planet e tyre për martesë.

Jimmy Fallon e pyeti:

Jemi, në 2021- a mendoni se më në fund do të martoheni? Çfarë mendoni?

Kësaj pyetjeje, biznesmeni u përgjigj:

Ju e dini që u përpoqëm dy herë në 2020. Dhe në të dyja herët pengesë u bë COVID-19. Thonë “E treta e vërteta!”, kështu që le të shpresojmë të ndodhë ajo që duam të dëgjojmë.

Çifti i njohur fillimisht planifikuan të martoheshin në Itali në vitin 2020, pas propozimit të Aleksit në mars 2019. Gjatë një interviste të fundit me “Elle”, J. Lo. foli për planet e tyre për dasmë, duke thënë se pasi e anuluan dy herë atë, nuk kanë bërë më asnjë plan.

Ndërkohë, Lopez pritet të performojë në inaugurimin presidencial të Joe Biden më 20 janar në Washington. D.C. Jennifer gjithashtu do të bashkohet me Lady Gaga, për të kënduar himnin kombëtar.