Gossip

A do të përballet Mevlani me Ledjanën?! Reagon dyshja!

Është bërë e ditur tashmë, pasi është thënë dhe nga vetë autorja e emisionit “Për’puthen” se gjatë muajit tetor, pjesa e fundit e “Prime” do të jetë më së shumti e fokusuar tek protagonistët e sezonit të kaluar, për të qartësuar çdo gjë të lënë pezull apo keqkuptime të ndodhura.
Për këtë arsye, publiku ka kërkuar që pjesë e kësaj të jenë Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga, për të qartësuar çdo gjë që kanë mes tyre dhe pse jo të ketë një ribashkim.
Kujtojmë se Mevlani gjatë sezonit të dytë të programit të dashurisë, “Për’puthen”, u gjend mes dy zgjedhjeve, Antonelës dhe Ledjanës, si dhe për këtë të fundit i dedikoi një këngë.
Gjërat u bënë pak të paqarta nga fundi dhe dyshja nuk përfunduan së bashku dhe të gjithë kanë shumë pikëpyetje për ta.
Por Ledjana, gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se do të shkojë në Stamboll dhe më pas nuk i dihej destinacioni. Kështu duke lënë të nënkuptuar se mes tyre nuk do të ketë një përballje.

Pas këtyre fjalëve, Mevlani ka bërë një InstaStory që të gjithë menduan se ishte për Ledjanën, dhe pse jo në një mënyrë direkte.

Edhe pse bon sikur s’më ke qejf me mendjen tek unë zgjohesh çdo mëngjes

Mbetet ende për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një ballafaqim pasi mundësia e vetme është spektakli i fundit i “Prime”.