Aktualitet Politikë

A do të rikthehet Basha në politikë? Ja çfarë tregojnë rezultatet e sondazhit të TAR…

Me datë 21 Mars Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jetë më kryetar i Partisë Demokratike. Basha dha dorëheqjen nga posti, për të cilin argumentoi se është një vendim i vështirë politik që e merr në funksion të ringritjes së PD-së. Por pas këtij vendimi të shumta ishin diskutimet në lidhje me pjesën se kush do ta merrte drejtimin e partisë.

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka zëvëndësuar Bashën, pavarësisht se tani situata brenda partisë është shumë e ndërlikuar dhe mjaft e paqartë. E pas këtyre emri i Lulzim Bashës vazhdon ende të lakohet nëse do të rikthehet përsëri në politikë. Në lidhje me këtë Top Albania Radio ka kryer një sondazh ku ka shtruar të njëjtën pyetje. Dhe nga votimet e shumicës së shqiptarëve rezulton që janë 68% e votuesve që shprehen se ai nuk do të rikthehet.

Ndërkohë ata që mendojnë se Lulzim Basha do të kthehet janë rreth 26%. Vetëm 5% e shqiptarëve kanë votuar të dyzuar duke mos shprehur opinion në lidhje me rikthimin apo jo të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndërkohë lidhur edhe me situatë aktuale për shkak të krizës që ka prekur vendin tonë Top Albania Radio ka krijuar një tjetër sondazh në lidhje me pjesën e problematikës me energjinë elektrike. Pyetja e shturar është “Rritja e çmimit të energjisë elektrike e pashmangshme, a jeni dakord me rikthimin e fashave?” për të votuar nëse jeni dakord apo jo mjafton të klikoni këtu.