Aktualitet

A do të ulet çmimi i naftës?! Shqiptarët votuan…

Përgjatë këtyre ditëve të fundit një problem shumë i rëndësishëm ka qenë ai i ngritjes së çmimeve dhe veçanërisht i rritjes së çmimit të naftës. Protesta të shumta janë organizuar, ku shqiptarët kërkonin uljen e çmimeve.

Ndërkohë, Top Albania Radio përkthen çdo çështje, problem apo dilemë, në një sondazh ku shqiptarët kanë të drejtën e shprehjes së mendimit të tyre përmes votimit. Në një sondazh të organizuar vetëm pak ditë më parë, ku shtrohej pyetja ‘A mendoni se do të ulet çmimi i naftës?’, shqiptarët u përgjigjën si më poshtë.

49% e tyre votoi ‘po’, 35% e tyre votoi ‘jo’ dhe ‘16’ e mbetur votoi ‘nuk e di’. Me besimin e pothuajse gjysmës së votuesve për ‘po’, duket se shqiptarët janë mjaft optimist, ose e mendojnë më se normale dhe të domosdoshme përgjigjen pozotive. E teksa TAR, shtron gjithnjë sondazhe sa për tema politike, sociale, por edhe të fushave të ndryshme, pyetja e radhës është si më poshtë.

A do japë dorëheqje Lulzim Basha?!

Mos harroni të votoni për ‘po’, ‘jo’, apo ‘nuk e di’ në Top Albania Radio, dhe shumë shpejt do të kemi të tjera statistika, këtë herë lidhur me dorëheqjen e mundshme të Lulzim Bashës.