Celebrities Showbiz

A do të vishen uniformat ushtarake në funeralin e Princ-it Philip? Ja çfarë ka vendosur Mbretëresha!

Ish-Duka i Edinburgut, Princi Philip ndërroi jetë para disa ditësh në moshën 99-vjeçare. Ditën e shtunë më 17 prill, në Kështjellën Windsor pritet t’i jepet lamtumira e fundit Princit Philip. Së fundmi, është bërë e ditur nga mediat e huaja se të gjithë anëtarët e e familjes Mbretërore do të veshin kostum të zi të thjeshtë në varrimin e ish-Dukës së Edinburgut. Ky vendim është marrë nga vetë Mbretëresha.

Por, pse do thoni ju?!

Si një ish-kapiten me Kalorësinë e Familjes, Princi Harry ka të drejtë të veshë vetëm një kostum të thjeshtë, me çdo medalje që është dhënë gjatë detyrave të tij ose nga Mbretëresha. Mbretëresha ka vendosur që për të ruajtur unitetin familjar dhe për të kursyer Harry-n nga çdo poshtërim publik, të gjithë do të vishen njësoj.

Ju duket i drejtë ky vendim?

Besohet të jetë hera e dytë në më shumë se një shekull që anëtarët e Familjes Mbretërore nuk kanë veshur uniformë në varrimin e një monarku ose bashkëshortit të tyre. Ky gjest mendohet si një shprehje e tolerancës publike për Harry-n pas intervistës së bujshme me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, ku hodhën akuza të rënda për familjen Mbretërore.

Rikujtojmë, se përpara disa ditësh Princ Harry udhëtoi për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ndërkohë, Meghani nuk e shoqëroi pasi pretendohej se mjeku i kishte ndaluar asaj udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Por miqtë e saj thanë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi.