Gossip Sociale

A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prostitucioni?!

Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ tek programi ‘E Diell’ u trajtua tema tepër delikate: “A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prositucioni”?

Ndodhemi në vitin 2021 dhe informacionet mbeten ende jo të sakta dhe të paqarta për sa përket prostitucionit në Shqipëri. Madje në një artikull që kemi shkruar më parë, gazetari ynë Koloreto Cukali na zbuloi se këto shtëpi dhe vepra kanë ekzistuar që në kohën e komunizmit edhe pse ende përkufizohen si ‘tabu’.

Moderatorja, Dea Mishel rrëfeu një eksperiencë të sajën duke thënë se një zonjë e kishte pyetur nëse ushtronte prostitucion në zyrën e saj, kur ishte e shoqëruar me shoqet.

Mora një zyrë me qera për të ushtruar profesionin tim, arkitekte, dhe një ditë isha me shoqet e mia. Vendosëm të porosisnim pica , dhe njëra nga shoqet zbriti poshtë për ta marrë te djali që po e sillte. Të nesërmen një zonjë që jeton në atë pallat më pyeti hapur nëse unë ushtroja prostitucion . Kjo pyetje vjen pasi kjo gjë ndodh shpesh në disa lagje në mes të Tiranës – tha Dea.

Gjithashtu në diskutim e sipër, fakti që shtëpitë e prostitucionit duhet të legalizohen, është për faktin se femrat që punojnë nuk duhet të ndihen të kërcënuara nga ata ose ato që i komandojnë, kjo duhet të ndodh për tu dalë në mbrojtje dhe për të shmangur rreziqe, qoftë edhe jetësore.