Aktualitet

A duhet të vaksinohen alergjikët? ja si përgjigjen ekspertët

Personat alergjikë, pavarësisht problemeve duhet të vaksionohen kundër koronavirusit. Është ky apeli i mjekëve alergolog të cilët sqarojnë se çdo pacientë që ka alergji nga polenat, ushqimet apo medikamentet duhet të vaksinohen, pasi për çdo situatë ka një zgjidhje. Ekspertët sugjerojnë që për alergjikët duhet të ketë përzgjedhje të vaksinës.

Konfirmimi vjen teksa personat alergjikë janë mëtë pasigurtët dhe druajnë të marrin vaksinën antiCovid. Madje, kjo është pyetja që ata nuk reshtin ta bëjnë sapo takojnë një mjek.

Por, alergologu Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e Alergologjisë në spitalin francez, në QSUT, thotë se çdo pacientë që ka alergji nga polenat, ushqimet apo medikamentet duhet të vaksinohet.

Kur shkon për tu vaksinuar në pyetësor ka një pyetje nëse je alergjik i formës së lehtë, të mesme apo të rëndë. Por, ne të gjitha rastet ka një zgjidhje, thekson Prof. Hoxha, mjafton të konsultohesh me mjekun alergolog.

Sipas tij një personi alergolog mund ti duhet thjesht të bëjë një përzgjedhje të vaksinës, nëse ai është alergjikë ndaj disa substancave që gjendet tek parfumet apo edhe medikamentet.

Pacientë alergjikë, më parë duhet të bëjnë testin e alergjisë për të vërtetuar ekzaktësisht se kush ia shkakton alergjinë. Jo të gjithë pacientët alergjikë do të duhet të përzgjedhin llojin e vaksinës që duhet të aplikojnë.