Celebrities

“A e bën çiçin në dush?” Për çfarë e kishte Nilsa Hysi këtë?

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në një lidhje telefonike ka qenë Nilsa Hysi, një këngëtare dhe një vajzë shumë e dashur për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka folur në lidhje me pjesën se si e ka kaluar peridhën e ngecjes së aplikacioneve duke qenë se edhe puna e saj ka të bëjë më shumë me rrjetet sociale.

Si e gjykon Nilsa një problem të tillë?

Mua të them të drejtën mu bë pak qejfi që u bllokuan. Ndonjëherë dështojmë që të rrimë larg vetë rrjeteve sociale edhe sikur është më mirë kur ndonjëherë ato rrinë larg nesh.

A bëre një ‘blackout’ dhe a e jetove në paqe atë katër apo pesë orëshin tënd?

Tani mos të bëj edhe unë kështu si shenjtore. (qesh) Unë ndenja në TikTok.

Kur u pyet në lidhje e pjesë që a mendonte se papritur mund t’i iknin folloëers-at dhe se kjo problematikë mund të ndikonte tek ne, Nilsa zgjodhi të përgjigjej duke treguar se:

Fatmirësisht unë nuk kam qenë ndonjëherë kaq shumë e varur nga rrjetet sociale ose dhe nga fakti që kam ose jo folloëers. Nëse një ditë më zhduken të gjithë jeta ime do të vazhdojë po njësoj pa asnjë lloj shqetësimi dhe sigurisht që nuk u shqetësova aspak se pse u mbyllën apo edhe se mund të ndodhte që të mos hapeshin kurrë.

Ajo vazhdoi duke thënë se:

‘Feedback-u’ i mirë që vjen nga ndjekësit është kënaqësi më vete por në të njëjtën kohë nuk është edhe diçka që unë e kërkoj sepse pa to nuk mund të jetoj dot.

Nëse nuk do të ishte TikTok-u a do të vizitoje edhe ‘site’ të tjera?

Me shumë mundësi do shikoja filma.

Bukuroshja zgjodhi të tregonte edhe se çfarë mendoi ajo gjatë atyre katër orëve, ku tha se:

Mua në fakt ato katër orë mu duk shumë për Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-it, që për katër orë të mos kishin arritur që të mos gjenin një zgjidhje. Nuk mendova ndonjëherë që të ishte ashtu e pazgjidhur pasi janë fuqi shumë të mëdha për ta lënë me aq dhe për tu dorëzuar. Nuk e di mendova që thejsht do vij një moment që do kthehen prapë.

Në fund të emisionit ajo edhe u ngacmua nga prezantuesit nëse i vizitonte edhe ajo ‘site’-t e kulturuara, dhe duke qeshur Nilsa zgjodhi të përgjigjej në këtë mënyrë:

Është njësoj si ajo pyetja ‘a e bën çiçin në dush?’. (qesh)