Celebrities Gossip Showbiz

A e dini se kush do të jetë i ftuar në puntatën e ardhshme të “Më lër të flas”?

Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.

Është ende herët që faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram të publikojë  trailer-in e episodit të ri për të na zbuluar kështu edhe të ftuarit e javës së ardhshme, por mesa duket ne kemi zbuluar një prej tyre dhe ai është këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu. Vetëm pak më parë Ermali ka postuar në Instastory një foto me Donaldin nga prapaskenat e emisionit, dhe ka shkruar:

Ehh çfarë do të ndodhë këtë të shtunë

 

Të ftuarit e episodit të kaluar ishin Artan Hoxha, i cili na tregoi më shumë për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur, ku na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.

Në pjesën e dytë të emisionit ishin të ftuar Trejsi Sejdini dhe Klevin Halili, të cilët na treguan më shumë rreth saj dhe gjëra të tjera që nuk dinim më parë për ta.