Fashion Gossip Showbiz

A e dinit se thurja me grep është trend-i i momentit?! Dhe jo vetëm kaq, por është edhe pasioni i Kate Middleton!

Ajo gjithmonë është njohur për anën e saj krijuese dhe artistike, por Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka gjithashtu edhe një hobi tjetër që është thurja. Thurja me grep u bë shumë e njohur edhe sepse veshjet e thurura u futën në botën e modës. Sipas “Lyst”, një platformë globale e blerjeve, kërkimet për artikuj “të thurur” dhe “me grep” kanë pësuar një rritje të madhe prej 89% gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kate Middleton zbulon hobin e saj të fshehtë. Duke folur në një udhëtim në Glasgow në vitin 2013, Kate tha:

Po përpiqem të mësoj si të thur, por jam vërtet keq. Duhet të kërkoj këshilla!

Por përpjekjet për të bërë një triko për djalin e saj nuk shkuan sipas planit. Në vitin 2020, Kate u shpreh:

Unë u përpoqa të thurja për George. Unë u përpoqa ta bëja një triko, por arrita në gjysmë të rrugës dhe hoqa dorë. Thurja është një aftësi e jashtëzakonshme dhe unë do të doja ta mësoja më mirë.

Rikujtojmë se ky trend është “përqafuar” edhe nga zhytësi Tom Daley i cili para pak ditësh ka argëtuar fansat me një video që është bërë shumë shpejt virale kudo në rrjet gjatë Lojërave Olimpike që u zhvilluan në Tokyo. Ai u vërejt teksa po thurte me grep në finalen e zhytjes tre metra nga trampolina për gra.

Daley, i cili ka fituar medaljen e artë krah Matty Lee në kategorinë e zhytjes 10 metra për burra, u filmua teksa punonte me grep gjatë ndeshjes dhe ku po përqendrohej maksimalisht. Më vonë, atleti tregoi dhe rezultatin përfundimtar, të veshur tek qeni. 27-vjeçari e nisi thurjen me grep gjatë bllokimeve të COVID-19 dhe që atëherë, është i fiksuar pas saj. Madje, ka edhe një llogari ku poston punimet e tij, “Made with love by Tom Daley”.