Celebrities Film & Tv Live From Tirana

A e mendon Dojna të jetë prezantuese e “Big Brother”?! / Bukuroshja jep çdo detaj rreth ‘Fan Club’ ekskluzivisht për TAR!

Sot e ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ ka qenë moderatorja e njohur Dojna Mema. Bukuroshja ka folur në lidhje me eksperiencën e saj më të re në emisionin e quajtur ‘Fan Club’ në “Top Channel” dhe ka treguar gjithçka në lidhje me përvojën e saj me programet e “Big Brother” ndër vite. Nuk ka ngurruar as të tregojë edhe se cilat janë risitë që do të sjellë ekskluziviteti i “Big Brother”-it, ‘Fan Club’.

Në puntatën e parë të ‘Fun Club’ kjo ka qenë një eksperiencë e re e të drejtuarit një tjetër spektakël dhe normalisht që Dojna ka treguar edhe mendimin e saj lidhur me këtë:

Nuk isha asnjëherë familjare me formatet si ‘Fun Club’ pavarësisht se edhe ‘Pop Culture’ ngjan disi në llojin e të bërit programe . ‘Fun Club’ është ai që do të konsidrohet 100% një gazetari e mirëfilltë, e vërtetë dhe që je gjatë gjithë kohës duke kërkuar lajmin e fundit që po del. Duke qenë se vetë “Big Brother”-i është një formulë e tillë që ti nuk e di se çfarë pret.

29-vjeçarja vijon duke thënë se:

Për mua ishte qetë, ishte shumë qetë dhe më kishte marrë shumë malli për të bërë programe live.

Bukuroshja ka treguar se marrëdhënia e saj më të parit programin e ‘Big Borther’-it  është shumë e hershme për arsyen se ajo e quan veten edhe si një fanse e vjetër pasi pëveçse e ka ndjekur emisionin shqiptar ajo ka ndjekur edhe ‘Grande Fratello’-n italian.

A do të kishte dëshirë Dojna dhe se a e ka parë ndonjëherë veten si prezantuese të “Big Brother”-it ajo zgjedh të përgjigjet me shumë sinqeritet duke u shprehur se:

Nëse i referohemi “Big Brother”-it shqiptar, unë mendoj se personi i cili identifikohet më së miri në atë program është Arbana. I rri shumë mirë dhe është zonjë shtëpie në shtëpinë e saj. Nuk e kam menduar ndonjëherë, për sa kohë gjithmonë kam parë Arbanën si të indentifikuar shumë në atë program.

Opinioniste e emisionit ‘Fan Club’ është zgjedhur Iva Tiço, e cila është edhe një person shumë i njohur për të gjithë publikun i cili gjithashtu do të jetë në një fokus të jashtëzakonshëm. Në lidhje me këto moderatorja bukuroshe ka treguar gjithashtu:

‘Fun Club’ është klubi i fansave ku aty mblidhen të gjithë fansat dhe logjikisht duhet të jetë zëri i tyre ai që duhet të dëgjohet mbi të gjithë, patjetër që ka një drejtim profesional dhe ka një opinioniste profesioniste që e bën median prej 25-vitesh. Donim që patjetër të kishim një copëz publik aty dhe që të tregonte mendimet e vërteta.

Mema vuri theksin se e bukura e këtij formati qëndron sepse ai është komplet i papritur dhe se gjërat që mund të jenë të planifikuara mund që të ndryshojnë edhe në minutën e fundit.

Si e sheh Vlashenti këtë spektakël dhe a të ka shprehur ai një mendim se ku të shikon më mirë, në cilin emsion?

Vlashenti më pëlqen në të gjitha format dhe ngjyrat e mija, të paktën kështu më thotë (qesh) dhe mua më pëlqen ta besoj këtë. Sigurisht që i pëlqen shumë qasja që unë kam ndaj intervistës pasi ne të dy jemi njohur gjatë një interiste. Mund t’ju zbuloj edhe një sekret që Vlashenti ka qenë episodin e parë të ‘Fan Club’ pas kamerave duke më dhënë shumë zemër dhe duke më mbështetur.